Ndarja nga jeta e Brokajt/ Presidenti Meta: Humbje e pazëvendësueshme e mjekut dhe intelektualit të shquar

Presidenti Meta ka shprehur ngushelimet  pas lajmit per ndarjen nga jeta  në mënyre të papritur i mjekut dhe politikanit Profesor Sabit Brokaj pas një ataku kardiak.

Lajm trishtues për mjekun dhe intelektualin e shquar, gjithmonë i angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër. Humbje e pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër, shkruan Presdienti Meta ne Facebook.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta,

"Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.

I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!

/argumentum.al