Në ditën Europiane të Gjuhëve, Soreca flet shqip: ‘’Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim.’’

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-19.

Soreca  pas fjalimit në anglisht, surprizoi duke folur shqip, ju drejohet shqiptarëve me fjalët ‘’Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim.’’.

Soreca tha se tashmë është radha e qytetarëve të bëjnë pjesën e tyre, por premtoi se BE nuk do të rreshtë së ndihmuari Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

‘’BE dhe shtetet antëare e kanë mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë. Por tani e keni ju radhën ta bëni këtë pjesë.

Mbaj maskën! Laji duart, dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim. ‘’- tha Soreca.