Nënpresidenti turk Fuat Oktay: “Turqia është në dijeni të lojërave kundër saj në rajon”

Në deklaratën e tij përmes «Twitter» Oktay vlerëson se heqja e embargos së armëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj Administratës Grekoqipriote është përsëritja nga ShBA-ja e gabimeve të bëra nga Evropa në ishull,raporton trt

“Ne si Turqi do të vazhdojmë të ndërmarrim hapat për të garantuar sigurinë, paqen dhe mirëqenien e Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe të qipriotit turk kundër qasjeve të tilla që do të rrisin rrezikun e konfliktit në rajonTurqia dhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) janë në dijeni të lojërave që luhen kundër tyre në rajon. Ne do t'i prishim këto lojëra me vendosmëri dhe të bashkuar fort me njëri-tjetrin si komb, do të ecim së bashku drejt të ardhmes dhe nuk do t'i falim ata që janë bërë pjesë e këtyre lojërave”,-shkroi Oktay në «Twitter».