Një italian zgjidhet ambasadori i OSBE në Tiranë

Vincenzo Del Monaco do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Bernd Borchardt.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter.

“Një ‘fat i mirë’ për Ambasadorin nga Italia, Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSBE në Shqipëri.

Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.

Kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4-vjeçar.