Nuk ka konsensus për reformën, nesër akti i radhës

Të premten aktorët politik do ulen sërish përballë njëri- tjetrit në kërkim të një konsensusi për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve.

Pozicionet e kundërta, 24 orë para mbledhjes së 4 negociatorëve polik zbehin pritshmëritë për një dakortësi mes palëve. Opozita jo parlamentare nuk do te paraqesë asnjë draft, por do shkojë në takim me kërkesën e saj për ekspertizë ndërkombëtare duke rikujtuar se për një situatë të ngjashme Këshilli Politik i është drejtuar për mendim OHDIR.

“Të marrim ekpertizën e OHDIR për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve ne respekt edhe te pikës së dakortësuar në marrëveshjen e 14 Janarit. Këshilli edhe më parë për çështje që nuk binim dakord siç ishin kuotat gjinore morëm mendim, nuk përgatitem drafte.”

Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon formulës së koalicioneve. PD-LSI këmbëngulin të ruhen ashtu sikurse janë në kod, ndërsa mazhroanca propozon grupim e partive në një listë unike. Opozita jo parlamentare kërkoi marrjen e ekspertizën se OHDIR, por socialistët janë të vendosur të mos humbin kohë dhe kanë gati draftin e ndryshimeve, të cilin do e paraqesin ne mbledhjen e së premtes. Një ditë më parë reagoi edhe zyra e OHDIR -së në Varshave, duke shprehur gatishmërinë për të asituar palët./h.e

©  Argumentum.