Presidenti Ilir Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit

Kryeministri Rama ka dërguar emrin e ministres së re, Evis Kushi për dekretim te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Vetem katër ditë pas shkarkimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini,  Presidenti Meta dekreton  ministren e re të kabinetit “Rama”.

Evis Kushi merr detyrën pas largimit të Besa Shahinit nga ministra e Arsimit.