Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021

Dekreti i sotëm shënon dhe nisjen e përgatitjeve zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve. Pas më pak se 8 muajsh qytetarët do të shkojnë drejtë kutive të votimeve për të zgjedhur qeverinë e re. Ndërkohë Parlamenti ende nuk ka përfunduar reformën zgjedhore, pas ndryshimeve Kushtetuese që Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme.

Njoftimi i Presidencës për datën e zgjedhjeve parlamentare

D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700 

Tiranë, më 06.09.2020