Presidenti Meta kujton Azem Hajdarin: “Shqipëria si gjithë Europa” aktuale edhe pas 30 vitesh! O TANI O KURRË!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!

Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!

O TANI O KURRË!