Rama i heq Dakos Durrësin, ia kalon kreut të OSHEE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit e qarqeve, të cilët do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021.

Takimi që zgjati rreth një orë u zhvillua në selinë e PS dhe u fol rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa porosia e Ramës ka qenë kryesisht për shërbimet e qytetarëve.

Për herë të parë në mbledhje është Adrian Çela, koordinator për qarkun Durrës. Çela zëvendëson ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dakon në këtë post, pasi kryeministri Edi Rama e mori përkohësisht këtë vend.

Mësohet se Adrian Çela, drejtor i OSSHE-së, ka marrë rolin e koordinatorit politik të PS-së në qarkun e Durrësit dhe i ka paraqitur kryeministrit dosjen me problematika të qytetit bregdetar.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të grupit parlamentar socialist, ku u diskutua rreth organizimit të asamblesë por edhe për situatën në Këshillin Politik. Ky është takimi i tretë brenda 10 ditëve i Ramës me drejtuesit e qarqeve.

Dy të parat u realizuan më 9 Shtator dhe 14 Shtator. Kujtojmë se në njërën prej mbledhjeve, u diskutua se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.

Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.

Drejtuesit e rinj politik në qarqe janë:

Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Durrës – Adrian Çela

Elbasan – Taulant Balla;

Korçë – Niko Peleshi

Vlorë –Damian Gjiknuri

Lezhë – Lindita Nikolla

Shkodër – Ilir Beqaj

Kukës – Safet Gjici

Fier – Gramoz Ruçi

Dibër – Olta Xhaçka

Gjirokastër – Bledi Çuçi.