Shugurimi ipeshkvnor i Imzot Arjan Dodaj mbledh sëbashku politikën shqiptare.

Në katedralen katolike “Shen Pali” po zhvillohet një meshë e shenjtë, me rastin e shugurimit te Imzot Arjan Dodaj ku të pranishëm janë presidenti Ilir Meta, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri Erjon Braçe si dhe ministra të kabinetit qeveritar Rama, si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vetëm kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi. Po ashtu në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare.