Trump e kthen Kosovën 21 vite pas/ “Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë"

Trump e kthen Kosovën 21 vite pas duke thëne se: “Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë". Në fakt kjo ka përfunduar me luftën e UÇK-së dhe me bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit, pikërisht 21 vite më parë nën drejtimin e Presidencës Klinton. 

Editorial

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore se ai është duke ndaluar ”vrasjet në masë” midis Kosovës dhe Serbisë.

“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë me vete për aq shumë vjet. Ndalni vrasjet. Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trump.

Trump gjithashtu goditi me fjalë Karolinën Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme. “E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, vijon  Trump.

Trump e kthen Kosovën 21 vite pas duke thënë se: “Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë". Në fakt kjo ka përfunduar me luftën e UCK-së dhe me bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit, pikerisht 21 vite më parë nën drejtimin e Presidencës Klinton. 

Marrëveshja e 4 shtatorit e ashtuquajtur historike, (ndoshta për vetë faktin që u firmos nën diktatin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump), duket se po përdoret për fushaten elektorale të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Megjithate kjo nuk është as gabim e as mëkat. Ajo që është gabim  në gjithë këtë histori është fakti që Presidenti Trump duket qartë që as nuk e njeh historinë e Kosovës dhe me gjase as nuk e di se çfarë është firmosur realisht mes këtyre dy vendeve. Çka e bën jo serioze gjithë marrëveshjen.

Por ajo që e bën më të rëndë, nisur nga fjalimi i tij në Karolinën Veriore, është se Presidenti Trump vendos shenjen e barazisë midis Kosovës dhe Serbisë.

Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë ndermjet tyre  për aq shumë vjet. Ndalni vrasjet.

Pra Kosova nga viktimë po kthehet në agresor, kjo për shkak të informacione të gabuara ose të cunguara që ka Presidenti amerikan ndaj historisë së përgjakshme të Kosovës.

Nga ana tjetër ky fjalim i Trump është dështim i hapur i diplomacisë kosovare të cilët u ulen në tryeze për dialog pa patur një kërkim falje  për genocidin që përjetoi Kosova 21 vite më parë.

Të pakten kursejini përvjetoret e Reçakut, Masakren e Jasharajve, Masakren e Krushes së Madhe ,etj.

Kursejani plaget 20 mijë grave e  vajzave të dhunuara, nderin e secilave nuk ua kthyet kurrë në vend.

Kursejani dhimbjen e atyre nënave që po vdesin çdo ditë nga pritja e eshtrave të mijëra bijë e bija të zhdukura të Kosovës.

Kuptohet që Trump pret Çmimin Nobel për Paqe pas marrëveshjes së Uashingtonit, ama Trump dhe Grenell duhet ta dijnë se ende nuk po gjejnë PAQE mijëra viktima të Kosovës.

Për të mos folur pastaj për efikasitetin e kësaj marrëveshje, që në më pak se dy javë nga nënshkrimi i saj, Serbia po e minon atë çdo ditë.

Rasti i konkret...?

Është pikërisht deklarata e fundit e Ministrit serb  të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi liderin boshnjak dhe atë kroat të presidencës trepalëshe boshnjake se Serbia do të mbështesë pavarësinë e Republika Srpska nëse ata përkrahin Kosovën, përkthyer kështu në ndarje të Bosnjë e Hercegovinës.

Dikush të  ndjek ecurinë e kësaj marrëveshje "historike" para se të kthehet në "histerike " jo vetëm për Kosovën e Rajonin por për gjithë Ballkanin./m.doda

/argumentum.al

© Argumentum