Vetëvendosje kritikon qeverinë Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit/" Shkuan për njohje, por sollën dëm, turp e rrezik"

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi të martën qeverinë e Avdullah Hotit për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të Lëvizjes, Vetëvendosje thekson se qeveria e kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës qe zotuar se do të arrinte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohjen e pavarësisë, mirëpo jo vetëm që nuk e arriti këtë, por sipas Vetëvendosjes nënshkroi “shumë dëme” karshi shtetit.

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik". shkroi në Facebook Lëvizja Vetëvendosje.