Vetizolohet Presidenti i Këshillit Europian, shtyhet samiti i liderve të BE-së

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është vetizoluar pasi një nga truprojat e tij më të cilin ka patur kontakt është infektuar me koronavirus.

“Presidenti i Këshillit Evropian është informuar se një zyrtar i sigurisë me të cilin kishte kontakte javën e kaluar është diagnostikuar me Covid. Presidenti bëri testin dje dhe doli negativ. Por sipas rregullave belge duhet të vetizolohet” tha për mediat një zëdhënës i Këshillit.

Vetiolimi i Michel ka shtyrë samitin me liderët e Bashkimit Europian, i cili ishte planifikuar për tu zhvilluar me 24-25 shtator./h.e