Zbatimi i Reformës në Drejtësi, Yuri Kim: "Mos u dorëzoni ndaj atyre që urojnë që Drejtësia të mos vijë“

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë zbatimi i Reformës në drejtësi.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan: “Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë zbatimi i Reformës në Drejtësi hap pas hapi. është e nevojshme largimi i pengesave, gjetja e zgjidhjeve praktike dhe të mos dorëzoheni ndaj atyre që urojnë që Drejtësia të mos vijë.“

Reagimi i Kim erdhi pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Gjonaj e cila pohoi se Gjykata Kushtetuese, Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihen brenda këtiij viti.