Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse ironizon Vuçiçin

“Nëse je ftuar për një vizitë zyrtare dhe karrigen ta kanë vendosur sikur po të marrin në pyetje, atëhere ulu si në foton 2. Kushdo qofsh. Më beso.”

Ky është postimi i në faqen e saj në Facebook i Maria Zakharovës, Drejtoreshës së Informacionit dhe Departamentit të Shtuypit të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Teksti është shoqëruar me dy fotot njëra mbi tjetrën—foton e presidentit serb Vuçiç në Zyrën Ovale, ulur në një karrige përballë Presidentit Tramp të ulur në tavolinën e tij të punës; dhe një foto të skenës së famshme të filmit Instikte Bazë (Basic Insticts) kur Sharon Stone, e ulur në karrike para prokurorit që e merr në pyetje, e provokon atë duke ekspozuar veten, ndërsa nuk ka veshur të brendëshme.

Postimi i hedhur të shtunën pas mesnate me orën ruse ishte ndarë mbi 1 mijë herë në më pak se 10 orë.