Zjarri në Priskë të Tiranës/ Meta kritika autoriteteve: Krim i rëndë mjedisor, duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me zjarrin në zonën e Priskës në Tiranë.

Statusi i Presidentit Meta:

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!