ARRSH/ Të hënën mbyllet sheshi Shqiponja, ja si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi të shtunën se duke nisur nga data 26 tetor e deri vitin tjetër do të zhvendosë dhe kufizojë qarkullimin në daljen perëndimore të Tiranës për shkak të punimeve që po kryhen në segmentin e ish-sheshit Shqiponja në Unazën e Madhe.

Pas disa ditësh pune në koordinim me policinë rrugore dhe Bashkinë Tiranë, ARRSH ka vendosur të ndajë dhe ngushtojë për katër muajt e ardhshëm korsitë në ish-sheshin Shqiponja duke e detyruar lëvizjen sipas këtij itenerari:

Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):

  • Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;
  • Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);
  • Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;
  • Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;
  • Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)

*Korsia blu me drejtim të lëvizjes lindje-perëndim.

Dalja nga Tirana në ish-sheshin Shqiponja.

Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):

  • Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;
  • Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);
  • Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;

*Korsia blu me drejtim të lëvizjes perëndim-lindje.

Hyrja për në Tiranë nga ish-sheshi Shqiponja