Basha akuzon SPAK/ “Zotërinj të SPAK, ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit"

Kryetari i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka akuzuar SPAK-un se po inkurajon vjedhjen e taksave të shqiptarëve duke mos dënuar politikanët e korruptuar.

Basha e ka bërë përgjegjës SPAK-un për faktin që shqiptarët nuk kanë marrë masa lehtësuese.

" Ja çfarë bëni ju kur mbroni dhe nuk ndërshkoni hajdutët, politikanët e korruptuar. Zotërinj të SPAK-ut ju inkurajoni vjedhje, hajdutërinë e parave të shqiptarëve, ju bëheni përgjegjës që shqiptarët të mos kenë masat lehtësuese që kam tre javë e 1 ditë që i përsëris përditë, për shëndetësinë, vogëlushët dhe mësuesit, për shqiptarët e punësuar, për bizneset që s’po mbajnë dot kokën mbi ujë. Sot është koha të hapni gojën dhe të tregoni se kur keni në mendje t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal për shkak të të cilëve shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që nuk merr dot mbështetje financiare të kohëve të vështira nga lekët që ka paguar vetë si taksa, sepse taksat vazhdojnë të vidhen", tha Basha