Britania rikthen karantinën për një muaj

Britania e Madhe do të futet për një muaj në karantinë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryeministri Boris Johnson, që u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat anti-covid për të parandaluar përhapjen, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Por masat kanë disa përjashtime, për të cilat njerëzit mund të lënë shtëpitë e tyre. E rëndësishme është që shkollat nuk do të mbyllen.

Gjithashtu mund të dalin nga shtëpitë qytetarët që nuk mund të punojnë nga banesa, për arsye mjekësore, për të blerë ushqime dhe gjëra të domosdoshme dhe për t’u kujdesur për të tjerët.

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660. Britania e Madhe është vendi i nëntë që ka arritur një numër rekord rastesh ditore, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë, Francës, Spanjës, Argjentinës dhe Kolumbisë.

Më herët, u rikthye karantina edhe në Francë, duke mbyllur baret, restorantet, lëvizja e njerëzve nga njëri rajon në tjetrin. Njëjtën ka vepruar Gjermania dhe disa shtete të tjera të Europës.