Çfarë borxhi ju kanë shqiptarët?

EDITORIAL

Fundjava që lamë pas dhe fillimi i kësaj jave  bëri që liderit tanë politik, drejtuesit më  të lartë të këtij vendi ti tregojnë dhëmbët njëri-tjetrit, si një mënyrë për të konfirmuar se fushata elektorale edhe pse jo zyrtarisht, tashmë ka filluar.

Javen e  kaluar Shqiptarët u “gajasen” nga   "lufta" virtuale Rama-Basha-Meta. "Pasagjeri VIP", "Makinisti" dhe "Profeti i kokoshkave" janë emrat që  zgjodhen liderit e Shqipërisë për njëri-tjetrin.

Ftesa e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ndaj qeverisë u ironizua nga kryeministri i vendit Edi Rama,  i cili  shprehet se: “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Pas përgjigjes ironike të këtij të fundit, vjen reagimi i Bashës, i cili shkruan në ‘Twitter’ se ‘gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’.

Po ashtu Presidenti Ilir Meta ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e kishte vendosur ne rolin e "makinistit “Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.”

E pra e gjitha kjo bëhet fjalë për 25 prillin, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku, “Pasagjeri Vip”,”Makinisti”, “Profeti i Kokoshkave”,etj  do të dëshmojnë para shqiptareve  se sa  mirë e kanë luajtur rolin e tyre, rol të cilin  me mirëbesim po këta Shqiptarë ua kanë dhënë  tash e sa vite.

Por para se të shkojmë  tek shfaqja finale, janë  ende disa akte për tu luajtur.

Një nga këto,  është  marrëveshja e 5 qershorit që “prodhoi” reformen zgjedhore e  trumbetuar dhe nga përfaqësitë diplomatike si një sukses, e cila duket se ka filluar të çaloje rrugës.

Kryeministri Edi Rama pak ditë pas kësaj marrëveshje tha  se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është e fundit që bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

“Rasti i fundit që u përshëndet është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, mbyllu atje me ditë e me netë, për të lënë gjërat siç janë. Dhe kur sheh këtë përfundim mendon natyrshëm, po këtë nuk e realizonim dot vetë? Pse duhet të kërkonim strehë në një ambasadë shumë mike dhe të rëndësishme në këtë vend dhe pse duhej që ndërveprimi mes nesh të zhvillohej në disa gjuhë, tekstet të kalonin në disa përkthime”, tha Rama.

Me të drejte ishte ky shqetesim  i Zotit Rama, pasi gjithë ky angazhim i Perendimit duket se “perëndoi “ në pak muaj, pikërisht me votimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor nga parlamenti përpos kundërshtive të opozitës parlamentare dhe jo parlamentare.

Sikundër e kishte paralajmëruar një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se Kodi Elektoral do të votohet në Parlament duke theksuar procesi nuk mund të mbahet peng dhe ndaj nesër(sot e hene 05.10) do të votohen kodi i ri elektoral. “Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës”, tha Rama.

Dhe kështu ndodhi. Parlamenti  miratoi sot(05.10) Kodin e ri Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 vota abstenim kurse 6 deputetë nuk morën pjesë në votim. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk lejojnë krijimin e koalicioneve parazgjedhore me lista të veçantë, ndërsa pragu elektoral është vendosur 1%.

Nje ngjarje e tille do të nxiste e dhe me tej ” luftën virtuale” e nisur nga java e kaluar mes Kryeministrit dhe Presidentit të vendit.

Does Rama Have the Votes to Fire President Meta? - Exit - Explaining Albania

Zëdhënësi i Presidentit Meta shkruan në facebook, se kjo e sotmja ishte “Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”, ndërsa njofton se nesër do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që, sipas tij “ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”. Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare, ishte reagimi nga presidenca.

Por sipas Ramës, shqiptarët i kanë dhënë gjithçka Ilir Metës por ai sërish nuk e di se çfarë kërkon.

“Cfarë borxhi i kanë Shqipëria Ilir Metës. Në të gjithë historinë e saj. Nuk i ka dhënë asnjë tjetri ca i ka dhënë pa kursim Ilir Metës. Kryeministër Kryetar Kuvendit e President. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria?” tha Rama.

Pas kësaj, e gjithë vëmendja u drejtua nga ata që e bekuan këtë marrëveshje pikërisht  5 muaj më parë me 5 qershor, nga ndërkombëtaret. Ambasada e SHBA-së, BE-së dhe Britani-së dolen  me deklarata njëri-pas tjetrit duke shprehur keqardhjen për votimin e ditës së sotshme. Megjithate insistojnë se marrëveshja e 5 qershorit nuk  është shkelur(!)

Me një shënim në facebook, Ambasada shkruan se SHBA ka shtyrë udhëheqësit në Shqipëri për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare.

“ËSHTË PËR TË ARDHUR KEQ QË SHUMICA DËSHTOI TË RESPEKTONTE PËRKUSHTIMIN E DEKLARUAR PREJ VETË ASAJ PËR TË KËRKUAR EMËRUES TË PËRBASHKËT NË KËSHILLIN POLITIK”, SHKRUHET MES TË TJERASH NË DEKLARATË.

“Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik. Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar.”

Pas SHBA, ishte ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila ,përmes një deklarate të shkurtër të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar shpreh keqardhje  që ndryshimet e sotme u bënë pa konsensus të gjerë. “Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave. Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus”, thuhet në reagimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Po ashtu  Ambasada e BE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me votimin që ka ndodhur sot në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,duke theksaur:”  Na vjen keq që nuk mund të arrihet asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votohen ndryshimet në Parlament”.

‘Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në Kodin Zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit. Na vjen keq që nuk mund të arrihet asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votohen ndryshimet në Parlament.

Këto tre ambasada kaq të rëndësishme, të cilat  kanë dirigjuar këshillin politik për 5 muaj, sot ( padashur besoj), janë bërë pjesë e këtij akti teatral parazgjedhor.

“Ndihemi të keqardhur, ishte votim i njëashëm por shkëlqimi  i  5 qershorit nuk zvenitet”, është ky  justifikimi i tre ambasadave për votimin e sotshëm, duke bërë që shqiptaret të lekunden dhe të humbasin besimin dhe tek vetë “kumbaret” perëndimor.

Mirë që këta liderit tanë i zgjedhim vete dhe ua kemi borxh vetes që i kemi mbi krye, por juve të dashur diplomate, çfarë borxhi ju kanë shqiptarët?

Çfarë borxhi ju kanë që po ua prisni shpresen që kanë edhe tek ju?

Pavarësisht se tashmë jemi mësuar me lojrat politike, sikundër ishte dhe kjo e ditës së sotshme, zhgënjehemi kur shohim pjesmarrjen e ndërkombëtarëve në këto akte teatrale alla shqiptare./d.m

/argumentum.al

© Argumentum