COVID-19, konfirmohen 4 humbje jete dhe 306 persona të prekur në 24 orë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 306 raste të reja nga 1412 testime të kryera në të gjithë vendin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 qytetarë të tjerë duke e ccuar numrin total të viktimave në 469. Qytetarët që kanë humbur betejën me virusin janë një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmas Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10.466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         306

Të shëruar ne 24 orë                      71

Humbje jete në 24 orë                    4

Testime ditore                                  1412

Testime totale                                 11438

Raste pozitive                                  18556

Raste të shëruara                            10466

Raste Aktive                                      7621

Humbje jete                                        469

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3805

Durrës                  730

Shkodër                493

Fier                         503

Korçë                    471

Lezhë                     373

Elbasan               344

Vlorë                    307

Berat                    224

Kukës                   178

Dibër                      97

Gjirokastër           96