Deti çështje e Drejtësisë Ndërkombëtare/ KE mirëpret marrëveshjen Shqipëri-Greqi

Komisioni Evropian ka mirëpritur vendimin e Greqisë dhe Shqipërisë për t’iu drejtuar Gjykatë për të Drejtën Ndërkombëtare në Hagë për çështjen e kufirit detar.

Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin  tha se, zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të plotësojë dy parime bazë; ligjin ndërkombëtar dhe fqinjësinë e mirë.

BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare.Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”,shprehet z. Pisonero.

Vendimi për ta zgjidhur mosmarrëveshjen në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë u bë i ditur gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias në konferencës për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.