Dita e Republikës së Turqisë, Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë.

Ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.