“Do të ndjekim paranë, brenda dhe jashtë”, Basha flet për nismat e tij

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha të hënën se Rama do mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e Partisë Demokratike me 5 pika me qëllim rimëkëmbjen.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtoje Edi Ramën nga përgjegjësia që ka këto ditë dhe këto javë nga keqmenaxhimi i krizës, për mos mbajtjen e premtimeve dhe për tendera sekret që zhvilloi për të vjedhur paratë. Familjet e prekura nga tërmeti vazhdojnë të jenë në çadër. Edi Ramën nuk e shpëton asgjë nga përgjegjësia edhe pse jemi në kohë krize, paratë e shqiptarëve i çon te një grup oligarkësh.

Ne kushtet ku ndodhet para një krimi të përsëritur, i kemi vënë dhe me parë një plan, i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët se s’na ha meraku për të, ai e ka detyrë ta zbatojë.

Në kushtet e neglizhencës dhe shpërfilljes dhe mos dëgjimit të zërit të njerëzve, nënave të dëshpëruara. Ju siguroj që përgjegjësia s’do jetë vetëm përgjegjësi politike, por do jetë dhe përgjegjësi penale. Këtë ua siguroj”, u shpreh ai.

Sipas tij, kush është i përfshirë në afera korruptive dhe kriminale do të mbajë përgjegjësi.

“Ne do të bëjmë diçka shumë të thjeshtë. Ne do të ndjekim paranë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ku e kanë çuar pushtetarët e korruptuar dhe ortakët e tyre në këto afera korruptive. Ne do të ndjekim paranë qoftë kjo e ngurtësuar në ndërtime luksoze në Tiranë apo e çuar në banka offshore, apo e futur nën dhe nën stilin e Eskobar.

Paraja do të ndiqet dhe ata që i kanë shkaktuar shqiptarëve kaq shumë dhimbje do të japin llogari një më një. Nëse këto para do të shpenzoheshin sot për njerëzit, Shqipëria do të kishte sot një paketë si e Kosovës, pse jo si e Maqedonisë së Veriut”, tha Basha.

Ai e vuri theksin sërish tek plani 5 pikash i PD-së për rimëkëmbjen.

Kryetari i opozitës foli edhe për zgjedhjet në parti, duke nënvizuar se modeli i PD-së ndryshon nga ai i ndjekur nga Rama.

“Janë dy modele të ndryshme. Është një njeri që nuk bën zgjedhje në parti. Nuk do as të dëgjojë zërin e anëtareve të partisë së ti. Ai ka tmerr edhe nga vota e socialistëve. Ai është sot pakicë edhe brenda PS

Pasi e ka shtyrë 10 herë asamblenë për të zgjidhur kryesinë, e shty edhe njëherë vetëm për të mbajtur Vangjush Dakon. Po lëshoi Dakon e lëshoi veten. Votat në Shijak nuk i vodhi Dako, por Rama përmes Dakos. Votat në Dibër i vodhi Rama përmes Gjiknurit. Kodi mafioz dikton që po lëshove një lëshon veten tënde.

Ndërsa PD është e vendosur të ecë në një model të ri. Një model që dëgjon bazën tonë. Ky proces është një gur themeli në një qasje të re të vendimmarrjes sot në parti dhe nesër në qeveri”, u shpreh Basha.