FIERA DEL LEVANTE 2020, PRESIDENTI AMBROSI: "ËSHTË FITORE TË JESH ATY, PAVARËSISHT PANDEMISË"

"LA FIERA DEL LEVANTE NË KOHËN E COVID:  KËTË VIT ËSHTË FITORE TË JESH SOT KËTU. ASNJË KRAHASIM ME TË SHKUARËN”
Flet presidenti i Nuova Fiera del Levante, Alessandro Ambrosi, i cili bën një bilanc të parë të Campionaria 2020, e organizuar, pavarësisht nga vështirësitë, në një edicion të pazakontë tetori i kushtëzuar nga emergjenca coronavirus.
"24 orë pas hapjes së këtij edicioni të Campionaria-s e cila është dhe do të mbetet unike në histori, sepse pandemia ka turbulluar të gjitha strukturat botërore, unë, personalisht do të dëshiroja të ndaj me Ju disa refleketime të dobishme për të konfirmuar qëllimin e asaj çka po bëjmë më shumë sacrificë me edicionin e ri të Fiera del Levante dhe bashkëpunimin  me ekspozuesit e pranishëm në këtë edicion.
“Ja ku jemi përsëri këtu!” - thotë Presidenti i Fiera del Levante, Alessandro Ambrosi, i cili prezanton një bilanc paraprak të Campionaria 2020, e cila u organizua, pavarësisht vështirësive dhe kushteve të krijuara nga pandemia, në  një edicion të pazakontë tetori .“
"Për t'a ruajtur  të gjallë dhe për t'a prezantuar Agora-në e Tregtisë së Levant-es par exellance  - thotë Ambrosi. -, të mos ulim velat  e Karavelës tonë dhe të mos ndalemi edhe pse po lundrojmë në një det të rrezikshëm.
Fiera del Levante është një institucion, si Giro d'Italia, i cili këtë vit nuk u zhvillua në maj por do të zhvillohet në tetor. Ata e organizojne atë, sepse duhet bërë.Siç po bëjmë dhe ne. Me një ton të ulët, me masa shumë të rrepta sigurie, por me dëshirën për të qenë mes tyre që  në vendin tonë "rezistojnë".
" Dukr filluar nga ky edicion, asnjë krahasim m të kaluarën nuk mund të bëhet me  - shton Ambrosi - Gjithçka duhet rindërtuar. Sidoqoftë, ne duhet të flasim për fitoren e të qenurit këtu sot, për stendat  me  distanca sigurie,  për guximin e ekspozuesve, për vëmendjen dhe durimin e vizitorëve.
Çdo gjë tjetër, numrat në fund të ditës, fotot e rrugëve me cka kap syri i  vizitorëve, janë element per të cilat, ne e dinim që në fillim  që nuk  mund ti kishim.