Gazetarja Klodiana Lala fiton çmimin e parë nga BE për shkrimin investigativ për blerjen e votave nga krimi i organizuar

Bashkimi Europian i ka akorduar çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019 gazetares së News24, Klodiana Lala për shkrimin ‘Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave’. Vlerësimi i gazetares Lala, nga Bashkimi Europian  u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

“Cmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky cmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm,verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare por që rrallë është verifikuar tërësisht. Puna e guximshme e Klodianës dhe verifikimi i burimeve e bëjnë këtë artikull të besueshëm dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare.” -u shpreh Kasapi.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

“Besoj që ne si gazetarë kemi detyrën të jemi cdo ditë në kërkim të fakteve, provave dhe të ngjarjeve të cilat institucionet përpiqen t’i fshehin. Unë kam bërë minimumin e asaj që do duhet të bëja dhe ky çmim më motivon për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.”- u shpreh Lala.

Duke u ndalur tek ligji antishpifje përfaqësuesi i Bashkimit Europian Silvana Gamber tha se duhet të kryeshin konsultime me grupet e interesit.

“Ne po ashtu jemi shprehur qartë përsa I përket ligjit të medias antishpifje kemi qënë shumë të qartë për faktin që duhet të kishte konsultime të gjëra me shoqata të ndryshme po ashtu ne kemi qënë shumë të qartë edhe për komisionin e venecias edhe për efektin. Përvec këtyre ne kemi parë edhe të gjithë zhvillimet në shqipëri përgjatë këtij vitit i kemi pasqyruar këto edhe në raportin tonë, pasqyrime këto që kanë të bëjnë me kërcenimet apo intimidimet që ju janë bërë gazetarëve kjo gjithmonë përsa i përket protestave të ndryshme që janë bërë në Shqipëri.”- tha Gamber

Bashkimi Europian i akordoi çmimin e dytë për gazetari investigative Merxhan Dacit nga ‘Faktoje.al’ dhe çmimin e tretë Andi Malasit nga Top Channel.

Shkrimi për vjedhjen e votave nga banda e Durrësit, për të cilin u vlerësua nga BE Klodiana Lala: Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave