Janusz Bugajski: Bosnja, “Nagoro-Karabaku” i Ballkanit…

Analisti i njohur politik, njohës i thellë i rajonit Janusz Bugajski, tha se “Nago-Karabaku” i Ballkanit, aty ku ka shpërthyer në luftë e përgjakshme mes azerëve dhe armenëve, mund të jetë Bosnja, nëse më këtë vend vijohet me status quo-në e tanishme.

“Boshnjakët duhet të jenë të gatshëm…Kjo status quo mund të çojë në luftë. Shikoni Armeninë dhe Azerbajxhanin. Serbët po përpiqen të tërheqin Kroacinë në ndarjen e Bosnjes në tre njësi, të njëjtën lojë që luajtën Millosheviçi dhe Tugjmani,” tha Bugajski në një intervistë televizive, duke shtuar:

“Projekti pan-serb tërheq Zagrebin në projektin pan-kroat, projekti pan-shqiptar nga autoritetet shtetërore nuk ekziston ende. Serbia nuk është një lojtar i pastër, flirton me Kinën dhe Rusinë, Amerika monitoron nga afër gjithçka. Serbia duhet të pengohet në një moment dhe duhet të vendosë: ose BE ose Rusinë. Serbia dhe Bosnjën duhet të njohin Kosovën, herët a vonë…”, tha analisti i njohur. /tesheshi.com/