Kodi Zgjedhor në Venecia, BE mbështet vendimin e Presidentit Meta

Eurokomisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varherlyi i bën thirrje parlamentit që të presë opinionin urgjent të Komisionit të Venecias.

Unë besoj se Komisioni i Venecias do të ofrojë ndihmë të menjëhershme mbi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsoderatë pritjen pa rivotuar për të marrë këtë mendim në shqyrtim. Mezi pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”

Andrey Kovatchev, Zëvendës president i Partive Popullore Europiane në PE, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që të presë vendimin e Komisionit të Venecias, para së të votojë dekretin e kreut të shtetit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në  Twitter, Andrey Kovatchev thotë se është dakord me qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në çdo rast, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në  Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”,- shkruan Andrey Kovatchev.

Më herët, Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor. “Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”,- shkruan David Lega në një postim në Twitter.