Kryeministri Rama në Slloveni, takon homologun Janez Janša për integrimin europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni për të takuar homologun e tij Janez Janša, për te diskutuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Siç shkruan kryeministri, takimi është zhvilluar në qytetin Bled. Ai zbulon se në takim janë diskutuar procesi i integrimit europian të Shqipërisë, Plani i Ivestimeve të BE, gjendja politike dhe ekonomike e rajonit si dhe përgatitja e Slovenisë për të marrë Presidencën e radhës në BE.