Kryeministri Rama përballë gazetarëve: “Pusho, pusho…”

Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama i ftuar sonte në emisonin “Opinion” ndryshe nga herë të tjera ku cdo pyetje nga gazetarët edhe më “tendencioze” i ka përballuar me sportivitet dhe me batuta, ka treguar shumë agresivitet . Në mungese të përgjigjeve, Kryeministri Rama, jo pak herë sulmoi gazetarët e ftuar , duke ngritur zërin dhe duke i anatemuar për anën e tyre profesionale apo thjesht duke i injoruar.

Si duket sonte nuk ishte nata më e  mirë për një përballje të Ramës me gazetarët .

Që në fillim të emisonit lidhur me masat ndaj pandemisë dhe gjobat , Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Blendi Fevziu për shkak të faljes së gjobave të cilat Fevziu i konsideroi elektorale. Kryeminsitri Rama iu drejtua Fevziut duke I thene se:” Ti je lideri real në terren i Partisë Demokartike.Me 25 prill partinë tënde unë do ta mund”.

Rama: Unë nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri çdo gjë me 25 prill partinë tënde unë do ta mund.

Rama: Ti je lideri real në terren i Partisë Demokartike, lideri i madh është ai që ke në Lalëz dhe ai tjetri është lidër virtual i PD-së. Do të mund me 25 prill!.

Po për situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë, kryeministri Edi Rama nuk i fshehu notat eironise ndaj gazetares Fatjona Mejdini, është gazetare investigative pranë Reporter.al duke quajtur”Virologia”

Që në fillim, kreu i qeverisë i është drejtuar asaj me tone ironike dhe fyese pasi nuk i pelqenin pyetjet dhe ndërhyrjet. Rama i drejtohej gjithnjë me etiketimin “virologe” ose, “ja kjo tjetra”.

Nervozimi i kryeministrit erdhi pasi gazetarja ndërhyri për t’i drejtuar një pyetje.  Rama i ka kërkuar gazetares që të mos e ndërpriste duke thënë “Ka mundësi një minutë zonjë, kjo është puna e atij dhe kjo është puna ime. Me Cica apo me mice, kjo është çështje personale, e para.”

Fatjona Mejdini: Zoti Rama?

Edi Rama: Ka mundësi mos më ndërpresësh ti?

Fatjona Mejdini: Jo nuk kemi asnjë lloj mundësie për të folur, për të bërë pyetje. Sepse ju po merreni vetëm me ‘cic mice’ dhe unë kam shumë pyetje.

Edi Rama: Se me çfarë merremi ne, kjo është puna jonë.

Fatjona Mejdini: Unë kam ardhur këtu për t’ju bërë pyetje.

Edi Rama: Ka mundësi një minutë zonjë, kjo është puna e atij dhe kjo është puna ime. Me Cica apo me mice, kjo është çështje personale, e para. E dyta, kur tjetri pyet edhe për Covidin, turizmin dhe Maqedoninë dhe Australinë, zgjerohet përgjigja. Ka mundësi zonjë, më fal tani se kur shoh të rinjtë kur vijnë them ishalla vijnë me tarbjate të tjera, ju vini dhe jeni më keq se këta që janë veteranë. Qetësohu, kur të të vija radha bëj pyetje.

Në një moment, gazetarja është ankuar për përpjekje të kryeministrit për intimidim, duke i thënë atij se kjo sjellje nuk e nderon.

Ndersa  po shpjegonte pjesën e inceneratorit të Fierit, u ngrit vetë në këmbë dhe shkoi para monitorit.

Kryeministri ka replikuar me gazetarin Robert Rakipllai duke bërtitur disa herë: “Pusho, pusho…”

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një tjetër debat me kreun e opozitës Lulzim Basha.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” kreu i qeverisë është pyetur gjerë e gjatë për çështjen e inceneratorëve.

Në një moment ka kërkuar të ndërhyjë me telefon kreu i PD-së, Lulzim Basha, por Rama ka qenë i prerë.

“Jo. Jo. Ai të shkojë të mësojë me Rakipllarin sepse njëri është tapë dhe tjetri top” – u përgjigj Rama duke mos pranuar të ballafaqohet për faktet.

/argumentum.al

© Argumentum