Kryesia e PS nuk ndryshon edhe për një vit

E planifikuar që prej muajit Shkurt, Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh vetëm të premten për shkak të pandemisë së Covid-19 në një ambient të hapur tek Amfiteatri i Liqenit.

Dy ishin pikat kryesore të Asamblesë, fjala e kryetarit të partisë dhe kryeministrit Edi Rama, dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Si fillim, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim dy orësh duke kërkuar mandatin e trete qeverisës dhe duke shigjetuar në më shumë se gjysëm ore fjalim LSI-në dhe Presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, nga diskutimi pa kamera, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ndryshohet kryesia edhe për një vit. Ndërsa riformatimi i sekretariatit u la për një kohë te mëvonshme

Pra organet e reja drejtuese të PS-së (ndryshe nga axhenda e parashikuar) do të formatohen me gjase vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryesia e Partisë Socialiste ka në përbërje 29 anëtarë, 20 prej tyre të zgjedhur me votim, Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm dhe 7 Sekretarët Ekzekutivë.

Pjesa tjetër e mbledhjes përfshiu shkurtimisht çështje organizative që u lidhen me miratimin e projekt-rregulloreve për organizimin dhe  funksionimin e Kryesisë së Partisë, strukturat organizative vendore po të partisë, strukturat elektorale vendore, Kodi i Etikës, Votëbesimi në parti etj…

Kryesia e PS

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Mimi Kodheli

Eglantina Gjermeni

Vangjush Dako

Fatmir Xhafaj

Valentina Leskaj

Niko Peleshi

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian Gjiknuri

Blendi Klosi

Erion Braçe

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Valikaj Felaj

Ulsi Manja

Sekretariati
Taulant Balla Sekretar i Përgjithshëm
Alfred Peza Sekretar për Median dhe Shoqërinë Civile
Blerina Gjylameti Sekretare e Koordinimit Digjital
Ilir Beqaj Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj Sekretar për Emigracionin
Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi Sekretar Organizativ
Damian Gjiknuri  Sekretar për çështjet Zgjedhore
Lindita Nikolla Sekretare për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
Gent Cakaj Sekretar për Rininë

h.e/Argumentum