Kryetari i BDI-së, Ahmeti merret në pyetje në Prokurori,

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Prokurorinë Publike, ka dhënë sot dëshminë e tij lidhur me rastin “Regjistrimi”.

Ahmeti në Prokurori me kërkesë personale, ka dëshmuar më herët, rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka dëshmuar dhe ka ikur, kështu që mediat nuk kanë arritur ta takojnë për prononcim. Ndryshe dëshmia ishte paralajmëruar për në ora 10:00.

Kryetari i BDI-së do sot duhej të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011.

Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga VMRO – DPMNE dhe BDI, dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit, pasi vlerësuan se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna irelevante.

Hetimi për këtë rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, dhe përveç Ahmetit, për dështimin e qëllimshëm të regjistrimit e akuzoi edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.