Kthimi i fëmijëve nga Siria, reagon Yuri Kim: E mrekullueshme! Pas rehabilitimit, të përballen me drejtësinë!

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi ‘Al-Hawl’ të Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj.

Kim thotë se qeveritë duhet të vijojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria, teksa aty ku justifikohet të përballen me drejtësi. Më tej ajo shton se është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS.

“E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndjekin. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Kim.