Letra e Trump për Kryeministrin Rama/ Yuri Kim: "SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah"

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sot letrën që presidenti Donald Trump ka dërguar në adresë të kryeministrit Rama.

Kim shkruan se ia ka dorëzuar ajo letrën shefit të ekzekutivit shqiptar, ndërsa shprehet se SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah.

Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër nga presidenti Donald Trump ku falenderohet për lidershipin në Ballkan dhe Europë; duke refuzuar praktikat abuzive të Kinës dhe duke mbështetur normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah” – shkruan Yuri Kim.