Mali i Zi/ Bisedimet për formimin e qeverisë së re, Dritan Abazoviç merr dikasteret e sigurisë,

Deri të dielën, sipas planit të mandatuarit për kryeministër të ri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, palët duhet të paraqesin emra për pozicionet në Qeveri, ndërsa marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe zgjedhjen e ministrave është planifikuar deri më 30 tetor.

Koalicioni “Bardh e Zi”, i udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq, siç raporton televizioni Vijesti, do të propozojë personel për sektorin e sigurisë që bashkëpunon me NATO-n.

Ata pretendojnë se kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë, si një parti që është e orientuar qartësisht Euro-Atlantike.

Këto përfshijnë departamentet e mbrojtjes, punët e brendshme dhe të jashtme si dhe drejtësinë.

Sipas televizionit, Krivokapiq dhe Abazoviq, bien dakord që Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të drejtohen nga profesionistë.

Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, deri tani Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë.

Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e “Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë ëvendëskryeministra.

Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshime bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë.

Fronti Demokratik do të derjtojë ministrinë e Arsimit, ku do të emërohet serbja  Branka Boshnjak, kurse Branko Raduloviç do të emërohet ministër i Zhvillimit.

/argumentum.al