Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i gatshëm të bëjë një deklaratë, qoftë me shkrim apo me gojë se Maqedonia e Veriut i referohet vetëm territorit të shtetit tonë dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje, përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë, por refuzon te firmose ndonje  Marrëveshje e re

“Jemi të gatshëm t’i bëjmë publike sukseset e deritanishme të cilët dolën si konkluzione nga komisionet, të ndërmarrim obligim për intensifikimin e korridorit 8 në pjesën e ndërtimit, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për ndihmën e ndërsjellët edhe në krizën e COVID-19 dhe jemi të gatshëm për të gjithë çështjet të prononcohemi publikisht”, deklaroi kryeministri i RMV, Zoran Zaev,

Zaev theksoi se pret që BE-ja deri më 10 nëntor ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, e cila paraqet fillimin e negociatave, të mbahet deri në fund të vitit. Këto komente Zaev i bëri në kongresin e partisë, ku ndër të tjera u vendos që në të ardhmen kryetari u partisë të zgjidhet nga anëtarësia në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Një muaj më parë Bullgaria i dërgoi një memorandum shpjegues Këshillit të Bashkimit Evropian, që përmban një pozicion frenues mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkim.

Dokumenti mbështetet nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Asamblenë Kombëtare.

Memorandumi shprehet qartë se Shkupi duhet t'i përmbahet në mënyrë rigoroze parimeve dhe vlerave të BE-së dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në 2017, bllokimi i Komisionit të Përbashkët Bullgari-Maqedoni e Veriut për Çështjet Arsimore dhe Historike, pezullimi i të gjitha investimeve Bullgare në vend dhe përndjekja e politikanëve është plotësisht e papranueshme për Sofjen, thuhet në memorandum.