Nga nesër maska me detyrim në çdo ambient! Zbardhet udhëzimi nga MSH: Rastet kur do përdoret dhe kur bën përjashtim.

Nga nesër maska do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës,

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin   se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga nesër.

Sipas Fiços maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s’duhet të preket kur vendoset.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë:

  • Sa herë dilni nga shtëpia
  • Çdo individ mbi moshën 11 vjeç
  • Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
  • Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
  • Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
  • Edhe gjatë ecjes në rrugë
  • Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
  • Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
  • Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
  • Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
  • Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
  • Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
  • Në të gjitha institucionet fetare
  • Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
  • Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë.

Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj:

  • Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
  • Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
  • Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
  • Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
  • Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
  • Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
  • Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
  • Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
  • Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse s(maskës).
  • Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
  • Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
  • Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
  • Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
  • Kur në makinë është vetëm drejtuesi.

Sa i përket ndëshkimit do të jetë “3 mijë lekë gjobë kur nuk vendoset maskë dhe 5 mijë lekë kur përsëritet”.

 

©  Argumentum