Louise Gluck, poetja amerikane fiton çmimin Nobel në Letërsi

Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Këtë vit, çmimi i është dhënë shkrimtares amerikane Louise Glück.

Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin ” për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale “.