Presidenti i KE bisedë telefonike me kryeministrin Rama: Presim me padurim Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles, me anë të një postimi në “Twitter” ka publikuar një foto me Edi Ramën, gjatë një bisede online që ai ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar.

Charles thekson se pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare, kurse shton se solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.

Postimi i presidentit të Këshillit Europian Michel Charles:

Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së.

Solidariteti i ndërsjellë gjatë # COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.

Postimi i Ramës:

Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor.
Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE