Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Dekreti i firmosur nga Kreu i Shtetit është botuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku renditen edhe arsyet e kthimit të Kodit.

Në njftimin zyrtar të Presidencës thuhet se me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”

Kthimi në Kuvend vjen pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

https://president.al/wp-content/uploads/2020/10/Arsyet-e-kthimit-nr.-118-2020.pdf