Presidenti Meta: "Nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar"

Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare më 25 prill është një çështje që do të përcaktojë fatin e integrimit të vendit në BE.

Presidenti u shpreh në emisionin “Çim Peka Live “se përgjegjësia për prekjen e votave do të jetë vetëm e Edi Ramës”. Kreu i shtetit u shpreh se “nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar”.

Kreu i shtetit përmendi dhe tre parime, të cilat sipas tij, janë të panegociueshme. “Askush të mos guxojë me nga sot e në vijim të prekë qoftë edhe një votë se do të marrë një përgjigje të paimagjinueshme. Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme. Aktet e tradhtisë duhet te marrin ndëshkimin me të lartë. Këto janë tre parimet apo tre shtyllat mbi të cilat mbështetet qëndrimi im”,- deklaroi kreu i shtetit.