Presidenti Meta uron Kardinalin Ernest Simoni Troshani në 92 vjetorin e lindjes: "Martir i gjallë i Kishës"

Presidenti Ilir Meta i ka uruar Kardinalin Ernest Simoni Troshani në 92 vjetorin e lindjes, shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë.

Presidenti Meta e ka quajtur një martir të gjallë të Kishës, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, i cili na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani.

Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese! ????????