Protesta kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek, PDIU përplaset me policinë jashtë ministrisë së Jashtme

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Dendias në Tiranë është pritur me një protestë nga shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Protestuesit u përplasën me policinë jashtë ambienteve të Ministrisë së Jashtme, pasi lideri i PDIU, Shpëtim Idrizi lajmëroi se do ta vazhdonin protestën pavarësisht se kërkesa e tyre për tubim ishte refuzuar për shkak të COVID-19.

"Ne nuk ka forcë që na mban dhe jemi në të gjithë të drejtën tonë që të protestojmë, sepse qeveria shqiptare ka fshehur axhenden shqiptare në krahasim me Greqinë. Sot ka avancuar vetëm axhenda greke," u shpreh lideri Idrizi.

"Nga kalorës i Çamërisë, na u kthye kal i Trojës së Greqisë," akuzoi Idrizi kryeministrin Rama.

Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do ta bënim me distancim social, pankarta dhe foni.

Fatkeqësisht ëshët i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi

Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja e ndalimit të tubimit: Parandalimi i  COVID!!!!. Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka COVID!!! Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë COVID-i, por Greqia në kohë  COVID-i kërkon 12 milje nga deti ynë”- nënvizoi Idrizi.

“Nuk më ndaloni dot, të drejtën e protestës e kam nga Kushtetuta.

Nuk ka nevojë Ministri i Jashtëm grek për protestë, se ka aty Edi Ramën. Nuk flet më Rama për ligjin e luftës, nuk flet më për Çështjen Çame, bëri ligjin për toponimet, bëri ligjin për varrezat e grekëve dhe as nuk u kujtua për varrezat e çamëve.

Nuk u kujtua për librat e historisë që ka bërë Greqia dhe emrin e Çamërisë po kërkon ta heqin, ta bëjnë Vorio Epir”.

Ai akuzoi ministrin grek Dendias se zgjodhi kohën e COVID për të vazhduar presionin grek ndaj 12 miljeve detare që Greqia pretendon.