Qeveria e Kosovës miraton planin për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit,

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se për secilën pikë është bërë një përshkrim ku do të shërbej për t’i njoftuar partnerët për arritjen.

“Kjo marrëveshje përfshin obligimet e disa institucioneve. Duke qenë që për shumicën e pikave ka pasur diskutime të mëhershme për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër dhe kjo do të shërbejë për t’i njoftuar partnerët për arritjen”, ka thënë ai.