Rama i dorëzon “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” Nuncit Apostolik Charles John Brown,

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” Nuncit Apostolik Charles John Brown, i cili mbyll misionin në Shqipëri. Rama u shpreh se imzot Charles do të mbetet një shtegtar i veçantë mes ambasadorëve, që qëndroi mes nesh si nëj vëlla. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe “thumbimet” për presidentin Meta, pasi prej ditësh mes tyre ka patur replika në lidhje me dekoratat që presidenti ka dhënë kohët e fundit.

“Medaljet jepen rrallë, përndryshe ç’kuptim ka”, tha Rama, ndërsa shtoi se medalja që i jepet sot Nuncit Apostolik është e merituar.

Imzoti Charles qëndroi mes nesh si një vëlla, gjatë 3 viteve që shërbeu si ambasador i Selisë së shenjtë në këtë vend. Në sytë e mi imzot Charles do të mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve, që vëllazërinë e shpalosi si një dhunti që të tjerëve “nuk u vjen dorësh”.

Imzot, ju nuk jeni as i pari dhe as i fundit që e keni të vështirë ndarjen me këtë vend. Unë ju kërkoj ndjesë sepse fjalët e mia nuk arrijnë të shprehin sa duhet mirënjohjen për ju. Kur ishe më i ri, e lidhje vetë rripin dhe shkoje ku të doje, por kur të jesh më i madh në moshë dikush tjetër do t’ju lidhë rripin dhe do t’ju çojë atje ku do të doje të mos shkoje.

Sot modestisht dëshiroj t’ju jap me vete një shenjë nga Shqipëria. Kjo është mirënjohja publike në gradën e “Yllit të Madh”. Titujt e medaljet jepen rrallë, se përndryshme ç’kuptim ka. Kjo medalje jepet rrallë, pasi duhet ta kesh merituar”, tha Rama ndër të tjera.

Ceremonia e dorëzimit të Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike, Nuncit Apostolik, Charles John Brown