Rama mbledh Asamblenë e PS të premten

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e premte, më 9 tetor.

Asambleja e PS do të nisë në orën 15:30.

Mbledhja raportohet se do të zhvillohet tek Amfiteatri te Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa në fokus do të jenë koordinimet brenda partisë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të votohet për kryesinë e re dhe sekretariatin.

Deri më tani, mbledhja e Asamblesë ishte shtyrë për shkak të pamundësisë së kushteve të votimit, si pasojë e Covid-19.

Por PS-ja sa duket e ka gjetur zgjidhjen duke mundësuar mbledhjen e saj në një ambient të hapur.