Rama merr përgjigjien e padëshiruar nga Serbia. Nuk ishte meme...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb Aleksandër Vulin. Gjatë një komunikimi me gazetarët Rama tha se  ndihej i neveritur kur pa që deklarata e tij nuk ishte meme. "Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë. Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të minishengenit ballkanik.

“Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit.”- tha Rama.

Unë jam neveritur kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme. Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë.

Në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e madhe ndërsa serbët anasjelltas.

Unë kam kërkuar një reagim nga Presidenti i Serbisë. Unë kam qenë i qartë me të dhe mendoj që e kam kuptuar që ai ka qenë dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave rajonale. Serbia nuk mund të hapë gojën se sa shpejt ne dhe Kosova avancojmë në minishengenin.

E para nga kushtet për këtë është liria e lëvizjes. Kufiri bëhet inekzistent. Ne se kemi realizuar sepse nuk na kanë lejuar. Ne duam dhe heqjen e kufirit me Serbinë që nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Shqiptarët që shkojnë në Beograd duhet të zbresin atje duke kaluar duke përshëndetur. Kështu duhet kudo.

E dyta, porti i Durrësit padiskutim do jetë dhe porti i Kosovës edhe Serbisë. Në sensin që kusho lëvizjen e mallrave. Unë shpresoj që të jetë magjarllëku i një individi që për 1000 arsye dhe mos të jetë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake duhet që të mos humbim kohë për këtë proces.

Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik.

Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd.” –  tha Rama.

Dje Vulin pas reagimit të parë në twitter  të Kryeministrit Rama, përdori një gjuhë sulmuese ndaj Ramës, të cilit i kujtonte dhe çorapet e shqyera.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.  Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull që nxori Esat Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruante Vulin.