Rama prezanton platformën, tregon si do përzgjidhen kandidatët për deputetë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka treguar si do bëhet përzgjedhja e kandidatëve të rinj për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, nëpërmjet platformës “Deputetët që duam”.

Kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PS të mandatit të fundit për performancën e tij në këto 4 vite.

Vlerësimi do të jetë nga 1-5 teksa ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësojnë vlerësimet.

Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS dhe qytetarët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ftoi të gjithë ata persona që kishin ide, dëshirë dhe pasion për të qenë më afër njerëzëve dhe për të bërë punët e shtetit në të ardhmen.

 “Do kenë në dispozicion ku do dërgojnë një video ku do shprehin interesin pse duan të bëhen pjesë e skuadrës. Më pas do dërgojnë edhe CV edhe një letër angazhuese. Ne do të mbledhim të gjitha shprehet e interesit. Jemi shumë të lumtur që të ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne të njëjtën dëshirë dhe angazhim për të çuar para vendin. Dua t’iu them të gjithëve që mund të jenë të reja dhe të rinj që sapo kanë mbaruar shkollën me rezultatet të mira që punojnë në shtet, në fermë, në emigracion që janë të mirëseardhur që të shprehin interesin e tyre. Gra dhe burra që vijnë nga eksperiencat si mësuese, mësues, shërbëtorë publikë, ekspertë në çfarëdolloj fushe që punojnë në hapësirën e sipërmarrjes që punojnë në media, kudoqoftë, në fermë. Që e përkthejnë aktivistin e tyre në audienca në rrjete sociale. Cilido që ka pasionin tonë për të kaluar nga fjalët në vepra. Ky është mesazhi që dua të përcjell sot përmes këtij komunikimi”, tha Rama./h.e