"Realpolitik"/ BE për Ballkanin, Jo Krushqi, por Kushte, Mirë bëri Berlini, Rusia dhe Kina zgjidhen në KDNJ!

 Realpolitik “ flash” Nr. 18     

 1 - 16 TETOR 2020

EKSKLUZIVISHT për ARGUMENTUM “ shqip” dhe vetëm me 1.000 fjalë  nga diplomati dhe analisti  i njohur; Dr. JORGJI KOTE

  1. BE për Ballkanin:

Më 6 Tetor Komisioni Europian miratoi Planin Ekonomik dhe të Investimeve prej 9 Miliard Euro për periudhën 2021 - 2027 për vendet e Balkanit Perendimor.

Siç e theksoi dhe në Tiranë më 7 Tetor Komisioneri Europian për  Zgjerimin, Oliver Varhalyi, ky Plan «  Marshall » përfshin 10 komponentë, sidomos : rimëkëmbja ekonomike, nxitja e investimeve, rritja e punësimit, inkurajimi i dijes, mbështetja e fuqishme për rininë, lidhja dhe ndërveprimi efikas në rajon, me qëllim final përshpejtimin e konvergimit ekonomik me BE-në.

Projektet e tij të mëdha infrastrukturore, transporti, energjitike dhe tregtare do të  shtrihen në Jug - Veri, Lindje - Perëndim, Zonat Bregdetare, etj. Ka dhe dy axhenda të tjera për rajonin - kalimin drejt  Ekonomisë Dixhitale dhe të Gjelbër, që do të prezantohen në Samitin BE - Ballkani Perendimor në Sofie më 10 Nëntor.

Varhelyi: Nuk do ta dramatizoja, mund të gjendet zgjidhje në mes Shkupit dhe Sofjes - Bota Sot

Ky Plan konfirmon dhe konsolidon përparësinë e BE-së ndaj Ballkanit Perendimor, duke e konsideruar atë tanimë si «  oborr i brendshëm e jo i pasëm » BE-ja e dëshmoi këtë me «  Trinomin » e saj madhor :  Strategjia e re për zgjerimin e BE-së, në Shkurt;  vendimi i Këshillit të BE-së më 25 Mars për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe  tani Planin Ekonomik e të Investimeve. Veç 1,15 Miliard Euro për shmangien e pasojave të Tërmetit të 26 Nëntorit 2019 të mbledhura në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Shkurt në Bruksel dhe  3,3 miliard Euro për Rajonin në kuadrin e masave anti Covid - 19.

  1. Jo “ krushqi” por Kushte!

Në Konferencën për shtyp me Komisionerin Verhalyi më 7 Tetor në Tiranë, Kryeministri Rama habiti dhe vetë mysafirin e lartë europian, kur i pyetur lidhur me çeljen e negociatave tha “  ne pritëm, por krushqit nuk erdhën. Sapo të vijnë të na marrin, ne gati jemi, me kostum e kollaro” Kësisoj, Kryeministri shpalli “ kapitullimin pa kushte” duke ia lënë “ kopilin në derë” “ krushqve” europianë. Në fakt, fajësimi i të tjerëve, brenda dhe jashtë vendit, ka qenë strategji e hershme e Ramës. Deri dy vite më parë ai justifikohej se “ i kemi kryer detyrat” ndonëse punët e  shtëpisë i kishte “ çorap” Më 18 Shtator në intervistën për DW pretendoi për të disatën herë se “ fajin e kanë “dinamikat e brendshme” në vendet e BE-së, kur kjo vetëm vjet mund të qëndronte deri diku, mbasi Europa ishte plot zgjedhje gjithfarëllojëshe.

It was the first call from abroad", Rama does not spare the praise to the Commissioner for Enlargement, intervenes Varhely: Thank you, but no ...! - Politike

Gjithashtu, tani Rama nuk i krahason më negociatat si të gjithë me  një “ndeshje futbolli” ku ka kohë që “ topi” i Brukselit luhet në portën tonë në Tiranë, por me një krushqi martesore! Në fakt, me BE-në nuk bëhet fjalë për krushqi, por për partneritet, që fillon me plotësimin e 15 kushteve të njohura që presin ende përgjigje thjesht me një  ‘Po’ ose ‘Jo’. Më shkoqur: A kemi Gykatë të Lartë? Po Kushtetuese? Po reforma zgjedhore me konsensusin e opozitës? Po hetimi ndaj zyrtarëve të lartë, a ka nisur apo vetëm me disa “cironka”? Mirëpo, gjykimin e rastit e japin “arbitrat” në 27 vendet e BE-së. Ndërsa nga ne si “ lojtarë” kërkohet vetëm  “ ta luajmë topin” sa më mirë e sa më shpejt. Ndryshe, krushqitë, kostumi, kollaro, sado firmato  të jenë janë pa vlerë përballë KUSHTEVE të paplotësuara! Ca më tepër tani që sa më shumë afron Dhjetori i shumëpritur, aq më e largët po duket çelja e negociatave.

  1. Rusia dhe Kina zgjidhen në KDNJ

Në zgjedhjet e 13 Tetorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rusia dhe Kina u zgjodhën me shumicë votash antarë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut me seli në Gjenevë. KDNJ u krijua më 2006 me synim nxitjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ai ka 47 antarë që zgjidhen me mandate tre vjeçare. Në vitin 2014 u zgjodh për herë të parë dhe Shqipëria. Ra në sy shtimi i ndjeshëm i votave për Rusinë krahasuar me vitin 2009.

Saudi Arabia fails to join UN human rights council but Russia and China elected | United Nations | The Guardian

Ky sukses diplomatik për këto dy vende në këtë fushë me ndjeshmëri të madhe publike u prit me kritika nga disa organizata për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, duke paraqitur modelin dhe këndvështrimet e saj për të ardhmen, Rusia kërkoi që kjo fushë të mos politizohet apo të justifikojë ndërhyrjet në punët e brendshme.

Bashkë me Kinën, ajo ua tha troç disa javë më parë dhe liderëve të BE-së se secili vend ka standardet, ligjet dhe përqasjet e veta në këtë fushë dhe askush nuk duhet të imponohet e të kushtëzojë marrëdhëniet e tjera me to.

China elected to UN rights council, but with lowest support ever — Quartz

Për pasojë, në kushtet kur SHBA-të u larguan nga Këshilli vitin e kaluar, si dhe dhe të nevojave, lidhjeve dhe interesave të mëdha politike, ekonomike e të sigurisë me këto dy vende, zgjedhja e Rusisë dhe Kinës në KDNJ do të theksojë më tej prirjen e tanishme që gradualisht, të drejtat e njeriut në marrëdhëniet ndërkombëtare të mos jenë më universale e për pasojë,  të dalin “ prapa liste”

  1. Mirë bëri Berlini!

Më 7 Tetor, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gukanoviç ishte për vizitë zyrtare në Berlin.  Pati disa kritika përse e mirëpriti Berlini zyrtar  fill pas humbjes së ngushtë të partisë së tij dhe akuza të njohura të mëparshme. PO, nga pikpamja e Realpolitikës, Berlini bëri mirë që e priti mysafirin e lartë malazez. Sepse, Gjukanovic vazhdon të jetë President i një vendi antar të NATO-s dhe kandidat në BE, me kontribute të vlerësuara Euro - Atlantike, pa mohuar kusuret dhe gjynahet e tij.

Đukanović: Steinmeier praises Montenegro's role as promoter of European values - CdM

Ai mbetet aktor dhe faktor madhor kyç në proceset e mëtejshme politike në atë vend. Gjithashtu, Gjermania dhe Perëndimi në përgjithësi tregojnë se partneriteti nuk shfaqet vetëm në “ditë me diell por dhe me shi”. Diplomacia e sotme, sidomos ajo gjermane dallohet pikërisht nga dialogu dhe angazhimi real e jo izolimi apo largimi prej partnerëve. Së fundi, distancimi dhe refuzimi për të pritur Gjukanoviç në Berlin nuk do të sillte asgjë të  dobishme për askënd.

 

/argumentum.al

© Argumentum