Rezoluta për antisemitizmin, Reagon SHBA dhe BE:" Krenarë që Shqipërinë e quajmë shtet partner dhe aleate"

Parlamenti shqiptar ka mbështetur punën e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) për përkufizimin e antiSemitizmit duke miratuar rezoluten ne kuvend, votim qe eshte mirepritur nga SHBA dhe BE.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur këtë akt, ndërsa thotë se janë krenarë që Shqipërinë e konsiderojnë si shtet partner dhe aleat në mbrojtjen e dinjitetit për çdo individ.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada amerikane thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Shbaaa

Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA”, shkruan ambasada.

 

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një statusi në “Twitter” ka përshëndetur miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm.

Soreca shprehet se BE është e vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit. “Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 202”, shkruan Soreca.